fbpx

Klinika Ortholux

Specialiste Ortodonte dhe Ortopede Dento-Faciale

Majlinda, mjekja e buzëqeshjeve në Tiranë

Themeluesja e klinikës Ortholux, Dr. Majlinda Telharaj, është një Mjeke Stomatologe dhe Specialiste në Ortodonci dhe Ortopedi Dento-Faciale dhe mjaft e njohur në Tiranë.

E diplomuar në Universitetin e Mjekësisë dhe Farmacisë në Rumani, më pas ka ndjekur një sërë studimesh dhe specializimesh të avancuara në fushën e ortodoncisë, në disa vende të botës.

Në mbi një dekadë shërbim pranë klinikës së saj, Dr. Majlinda e ka përqendruar karrierën në ofrimin e kujdesit ortodontik në nivelet më të larta profesionale, jo vetëm sipas standardeve të aplikuara brenda Shqipërisë, por në mbarë botën.Specialiste e mjeshtërisë dhe teknologjisë së markës Invisalign, në aparatet ortodontike të lëvizshme, ajo është dedikuar me gjithë dijen dhe energjitë e saj, të sjellë një ndryshim jo vetëm në profesionalizëm, por edhe në qasjen ndaj këtyre trajtimeve.

Sistemi elitar i trajtimeve ortodontike Invisalign i ka besuar Dr. Majlinda dhe klinikës Ortholux, përfaqësimin dhe aplikimin e markës Invisalign në Tiranë. Invisalign mundëson drejtimin e dhëmbëve, duke krijuar disa lehtësi dhe rezultate të larta. Protokolli i trajtimit, i krijuar për ta bërë këtë proçes më të lehtë, më efikas dhe më pak të dukshëm, ndiqet ekskluzivisht nga Dr. Majlinda.

Pasi takon Dr. Majlindën, kthimi i buzëqeshjes nuk është më një metaforë. Dhëmbët e drejtë dhe të shëndetshëm pas trajtimit, kthejnë motivimin për të qeshur më shumë dhe për të gëzuar jetën më shumë.

E udhëhequr nga pasioni dhe perfeksionizmi në punën që bën, Dr. Majlinda i kushton një vëmendje dhe interes të veçantë secilit pacient që i beson asaj buzëqeshjen e tij. E përkushtuar dhe e përpiktë në çdo detaj, ajo zotëron aftësi unike në komunikimin e saj me çdo pacient, duke i ofruar jo vetëm përkujdesje, por edhe duke transmetuar siguri dhe qetësi në trajtime ortodontike mjaft specifike.

Dr. Majlinda ka aftësitë dhe dedikimin e duhur për të ndihmuar njerëzit e çdo moshe dhe situate individuale, të përmirësojnë mirëfunksionimin dhe estetikën e dhëmbëve nëpërmjet drejtimit të tyre.

Duke komunikuar me pacientët dhe duke ofruar edhe mbështetje psikologjike gjatë procesit, i ndihmon ata jo vetëm në rregullimin e dhëmbëve, por edhe në rritjen e vetëvlerësimit. Në Ortholux pacientët jo vetëm drejtojnë dhëmbët dhe përmirësojnë pamjen dhe funksionimin e tyre, por edhe binden se çdo gjë është e mundur.

Në kohët kur ndërhyrjet e çdo lloji në pamjen e jashtme, kryhen në mënyrë masive sipas një kërkese tepër të lartë në treg, Dr. Majlinda respekton në mënyrë profesionale origjinalitetin dhe nevojën e veçantë të çdo individi. Buzëqeshja dhe bukuria në duart e saj mbetet unike, e personalizuar dhe e këndshme.

Dr. Majlinda, së bashku me bashkëpunëtorët të klinikës Ortholux e ka shndërruar punën e saj në një mision për të kthyer besimin se me mjekët e duhur dhe me metodat e duhura të trajtimeve, jeta mund të përmirësohet në çdo kohë.

Dr. Majlinda Telharaj është anëtare dhe aktiviste në disa organizata ndërkombëtare në fushën e ortodoncisë si “American Association of Orthodontists”, “World Federation of Orthodontists”, “European Orthodontic Society”.

Subscribe to our
Newsletter
Subscribe to our
Newsletter
Subscribe to our
Newsletter
Subscribe to our
Newsletter